A mund të recitojme (lexojme) të njëjtën sure në çdo rekat (reqat)?

I dashur vëlla / motër,

Nëse nuk dini ndonjë sure tjetër (kaptinat e Kur’anit të Shenjtë) ju mund ta lexoni atë. Sidoqoftë, nëse dini ndonjë sure tjetër, ju duhet të recitoni sure të ndryshme në çdo rekat.

Nëse një ajet është përsëritur në një namaz ose një sure është recituar dy herë në një rekat ose një sure është recituar në dy rekate, varet nga lloji i namazit nëse është mekruh apo jo. Nëse ky namaz është namaz nafile, nuk është mekruh (e papelqyeshme). Sidoqoftë, nëse është namaz farz (obligativ), është mekruh, përveç nëse nuk ka justifikime të tilla si harresa ose mosnjohja e ndonjë sure tjetër.

Allahu e di me se miri.

Print Friendly, PDF & Email