A mund të genjente Profeti a.s kur ai ishte ‘Emini’- i besueshmi?

Votoni kete shkrim

Një gje e tillë s’mund të ndodhte kurrsesi. Ja, pra njeriu i asaj dite kështu mendonte; edhe nëse jo të gjithë, ata që e linin mënjane inatin dhe zilinë, besonin mënjeherë.Periudha që jetoi Profeti (a.s), që periudha injorancës, mirëpo ky emertim i është dhenë kësaj periudhe, lidhur me jetësen e atyre që patën mbetur jashtë kohës që qe e posaqme vetëm për të. Ai kurrë nuk e pati jetuar periudhën e injorancës edhe pse pati jetuar në atë periudhë. Ai pati qenë njeriu i sigurisë e i besueshmërisë. Dhe, gjithashtu, çdo njeri të tillë e pranonte atë. Bie fjala, dikush donte të bënte një udhëtim për ç’shkak i duhej ta linte familjen në një dorë të sigurt. Dhe për këtë, pa u lëkundur aspak, do t’i drejtohej Muhammedit (s.a.v.). Nëse dikush mendonte t’ia dorëzonte mallin në ruajtje dikujt, për këtë do t’i drejtohej Muhammed Eminit (të Besuarit) duke e ditur se nga malli nuk do t’i prekej as edhe një grimcë. Nëse dikush donte të dinte mendimin më të drejtë mbi një çështje, vraponte te ai etaloni i drejtësisë, e dëgjonte atë, konkludonte në bazë të thënieve të tij dhe të gjitha shpjegimet e tij i mbante për parime në çdo punë, sepse, siç thamë, ai s’kishte gënjyer qoftë edhe një herë në jetën e tij!