A mbrohen njerëzit nga ana e engjëjve (melaikeve)?

5/5 - (1 vote)

Allahu e mbron njeriun drejtpërdrejt, por mundet ta mbrojë edhe me anë të melaikeve; para së gjithash, kjo varet nga dëshira e Allahut. Disa herë ndodh që një fëmijë të bjerë nga kati i dhjetë dhe të mos pësojë asgjë. Për njerëzit, besimi i tyre, nënshtrimi ndaj Allahut, pajisja shpirtërore, afërsia ndaj Allahut, konfidenca ndaj botëve metafizike, gjendja ku ndodhet janë faktorë të ndryshëm që ndikojnë pozitivisht për të qenë në dialog me engjëjt dhe për të marrë ndihmën e tyre.

Siç kuptohet edhe nga shprehjet e haditheve profetike, ngritja e lidhjeve shpirtërore nga engjëjt me njerëzit dhe shërbimi si mbështetës i tyre varet nga sjelljet, qëndrimet dhe punët e mira që do të shfaqnin njerëzit.

Allahu di me se miri

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/mbrojtja-e-njerezve-nga-ana-e-engjejve/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.