A llogariten taksat ndaj shtetit në vend të zekatit?

5/5 - (1 vote)

Siç dihet zekati është një adhurim financiar që duhet të jepet nga të pasurit tek personat në njërën nga tetë kategoritë shoqërore të renditura në Kur’an (Kujt i jepet zekati?). Prandaj, vendet ku do të jepet zekati janë shumë të rëndësishme. Sepse ne shohim se Kur’ani i përmend në mënyrë specifike.

Gjatë kohës së Profetit tonë (salallahu alejhi ue selem), zekati shpërndahej në dy mënyra.

  1. Zyrtarët e zekatit ose taksa-mbledhësit, të cilët quhen âmil, i sillnin zekatin bejt-ul mal (thesarit të shtetit) dhe shpërndahej nga shteti në tetë klasat e përmendura. Me fjalë të tjera, shteti ishte si një organizator që mblidhte dhe shpërndante zekatin.
  2. Vetë zyrtarët e zekatit ua shpërndanin zekatin që mblidhnin nevojtarëve në të njëjtin rajon.

Megjithatë, shteti mund ta mbledhë zekatin, nuk ka dyshim për këtë. Shteti këtu bën vetëm detyrën e shpërndarjes. Por, shpërndarja duhet të bëhet në kategoritë e përmendura në Kuran, gjë që nuk ndodh me taksat që shumica e shteteve i mbledhin. Kjo edhe e bën dallimin. Taksat nuk llogariten në vend të zekatit.

Si person juridik, zekati nuk mund t’i jepet vetë shtetit. Por kjo nuk do të thotë se shteti nuk mund t’i marrë asgjë popullit. Sepse, kur duhet, shteti mund të marrë taksa. Prandaj, ne nuk mund të refuzojmë të japim zekatin vetëm sepse shteti mbledh taksa nga ne. Të dy duhet të ndahen nga njëri-tjetri.

 

Devletin aldığı vergi, zekat yerine geçer mi? Asr-ı Saadet’te durum nasıldı?

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.