A llogaritet pasuria e shpenzuar për prindër, grua, fëmijë, vëllezër e motra si infak (bamirësi)?

Votoni kete shkrim

Infak do të thotë të shpenzosh para ose gjëra të fituara në mënyrë të ligjshme për nevojat dhe gjërat që feja i konsideron të domosdoshme ose të këndshme.

Të gjitha paratë që një person shpenzon për prindërit, gruan, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tij, vlerësohen si infak (bamirësi).

“Infak” ka një zinxhir (hierarki) në vetvete për sa i përket kohës dhe kushteve të tij. Për shembull, ekzistojnë bamirësi farze, vaxhib dhe mandub; sipas këtij klasifikimi, i pari në llojin farz të “infakut” është zekati.

Kujdesi i njeriut për veten dhe shpenzimet e tij dhe për familjen e tij është “infak” që është në shkallën e dytë të farzeve.

Shkalla e tretë është shpenzimi për në xhihad (përpjekje për Islam).

Të gjitha llojet e sadakave përfshihen në pjesën mandub (të këndshme dhe të dëshiruar) të “infakut”. (Qurtubi, I / 179)

Thuhet gjithashtu se “infaku” përfshin vetëm shpenzimin në formën e tabarru (tatawwu- që jipen në mënyrë vullnetare) dhe se nuk përfshihet zekati. Sidoqoftë, pikëpamja e parë është më e përshtatshme. (Razi, 2/3)

Le të shohim se çfarë është e nevojshme të bëhet në lidhje me çështjen nën dritën e haditheve të Pejgamberit (a.s):

Për Familjen:

“Kur një musliman harxhon diçka për familjen e tij duke synuar të marrë shpërblimin e Allahut, ai vlerësohet si sadaka për të.” (Buhari, Nafaqat 1; Muslimi, Zekati 48)

“Paratë që një person shpenzon për veten e tij dhe familjen e tij janë sadaka; ai duhet të fillojë të shpenzojë së pari për familjen e tij dhe të kujdeset për të afërmit e tij.” (Buhari, Zekati 18; Muslimi, Zekati 38, 95, 97; Ebu Daudi, Zekati 46)

Ndaj gruas:

“Do të shpërbleheni për çfarëdo që të shpenzoni për hir të Allahut, edhe sikur të jetë një kafshatë të cilën e futni në gojën e gruas suaj.” (Buhari, Iman 41; Muslimi, Wasijah 5)

Për më tepër, marrëdhënia intime e një personi me bashkëshortin /ten konsiderohet si sadaka:

“Disa sahabë i thanë Pejgamberit s.a.s:

“O i Dërguari i Allahut! Të pasurit e kanë marrur të gjithë shpërblimin. Ata bëjnë lutje ashtu si ne; ata e mbajnë agjërimin ashtu siç e mbajmë ne, dhe ata japin sadaka / zekat nga pasuritë e tyre të tepërta. “

Pas kësaj, Profeti (a.s) tha:

“A nuk ju ka caktuar Allahu juve një rrugë, duke ndjekur të cilën mund të bëni edhe ju sadaka? Në çdo deklaratë të madhërimit të Allahut (Subhanallah) ka një sadaka, dhe çdo tekbir (Allahu Ekber) është një sadaka, dhe çdo lavdërim i Allahut (Elhamdulillah) është një sadaka dhe çdo deklaratë se Ai është Një (La ilaha ilallah) është sadaka, dhe të urdhërosh atë që është e mirë është sadaka, dhe të ndalosh atë që është e keqe është një sadaka; dhe në marrëdhëniet intime të burrit me gruan e tij, ka një sadaka. ”

Shokët thanë:

“O i Dërguari i Allahut! A ka shpërblim për një person që plotëson kërkesat e tij epshore? ”

Profeti (a.s) tha:

“Më thuaj, nëse ai do t’ia kushtonte ato diçkaje të ndaluar, a nuk do të ishte mëkat nga ana e tij? Në mënyrë të ngjashme, nëse ai do t’i kushtonte asaj diçka të lejuar, ai duhet të ketë një shpërblim. ” (Muslimi, Zekati 53; Ahmad b. Hanbal, Musnad, V / 167-168)

Për musafirin:

“Kushdo që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit duhet t’i japë mysafirit të tij shpërblimin e tij.”

Shokët pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Cili është shpërblimi i mysafirit?”

Profeti (a.s) tha:

“Ta argëtosh me bujari për një ditë dhe një natë. Musafiri ka të drejtë të argëtohet për tre ditë. Nëse ai qëndron më gjatë, ajo me të cilën do të sigurohet do të konsiderohet si sadaka.” (Buhari, Adab 31; Muslimi, Luqata 14)

Për të gjithë njerëzit dhe kafshët:

“Nëse një musliman mbjell një pemë ose mbjell farëra, dhe nëse një person, një kafshë ose një zog ha nga ajo, ajo konsiderohet si sadaka për atë musliman.” (Buhari, Harth wa Muzaraa 1; Muslimi, Musaqah 12)

Me pak fjalë, është e mundur që të shndërrohet në sadaka. Në të vërtetë, thënia e mëposhtme e Pejgamberit a.s e shpreh shumë qartë:

“Është e nevojshme që njeriu të japë sadaka për çdo nyje të trupit të tij çdo ditë:

– është sadaka të vendosni drejtësi midis njerëzve.

– është sadaka nëse ndihmoni një njeri të hip mbi kafshën e tij ose ta ndihmoni atë të ngarkojë bagazhin e tij.

– është sadaka të thoni një fjalë të mirë.

– çdo hap që ndërmerrni drejt namazit është një sadaka.

– është sadaka nëse largoni gjërat e dëmshme nga rruga. “ (Buhari, Sulh 11; Muslimi, Zekati 56. Shih gjithashtu Ebu Davudin, Tataëëu 12)

“Buzëqeshja me vëllanë tënd është një sadaka.” (Tirmidhi, Birr 36)

Nga ana tjetër, një person që dëshiron të japë sadaka duhet së pari të plotësojë nevojat e tij dhe nevojat e familjes së tij. Siç thotë Allahu, ai duhet të japë sadaka nga “ajo që është përtej nevojave të tij”. (shiko el-Bekare 2/219; Buhari, Zekah 18, Nafaqat 2)

Nuk është e pëlqyeshme për një person që plotëson nevojat e tij dhe nevojat e familjes së tij me vështirësi t’i jap paratë e tij si sadaka dhe t’i bëjë anëtarët e familjes së tij nevojtarë.

“Sadakaja e dhënë një të afërmi vlerësohet si dy herë më e dobishme se sa sadakaja e dhënë një personi tjetër”. (Tirmidhiu, Zekati 26; Nasai, Zakah 82; Ibn Maxheh, Zekati 28)

Ushqimi i të uriturve (Buhari, Iman 6, 20; Muslimi, Imani 63) dhe dhënia e ushqimit për njerëzit janë ndër veprat më bamirëse. (Tirmidhi, At’ima 45, Kijame 42)

Infaku (bamiresia)

Infak do të thotë të shpenzosh parat ose mallrat e fituara në mënyrë të ligjshme për nevojat dhe gjërat që feja i konsideron të domosdoshme ose të këndshme, për të shpërndarë përfitimet e padukshme dhe të dukshme të dhëna nga Allahu si mbështetje për të tjerët. Është një fjalë arabe, por përdoret nga myslimanët e të gjitha kombeve prej kur u bë term. Rrënja e saj në arabisht është na-fa-ka. Do të thotë “dil”, “largohu”. Vrima nga e cila del lepuri quhet “nafika”, një person që del nga besimi ose nga nga zemra e të cilit del besimi quhet “munafik”, pjesa e pantallonave ku del këmba quhet “nejfak”, furnizim i cili është duke mbaruar quhet “infak”, dhe tuneli quhet “nafak”. Ekziston një marrëdhënie midis rrënjës dhe atyre fjalëve. Përgjegjësia financiare e një personi për t’u dhënë njerëzve për të cilët është fetarisht i detyruar të kujdeset quhet “nafaka”; marrëdhënia midis rrënjës dhe kuptimit është e qartë.

Siç mund të kuptohet nga përkufizimi i “infakut” që përfshin të gjitha kuptimet e mësipërme, do të thotë gjithashtu që njeriu të përhap dhe mësojë njohuritë e dobishme që ka. Për shembull, fraza e mëposhtme në fillim të Kuranit që përshkruan besimtarët që arrijnë shpëtimin, dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). ” (2/3) e shoqëron këtë kuptim me “infak” gjithashtu. Ky ajet është, në të vërtetë, i jashtëzakonshëm në atë që tregon vetitë që “infaku” duhet të ketë: Kuptohet nga parafjala “min = nga” që ai që jep duhet të japë disa prej atyre që ka, jo të gjitha, gjë e cila do të bënte atë të varfër nga shpenzimi; kuptohet nga fjala “ma = çfarë” që është e nevojshme të jepet jo vetëm nga gjërat materiale, por edhe nga gjërat shpirtërore si dija; kuptohet nga fraza, dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). “, se nuk duhet të ketë ndjenjë të mburrjes dhe pritshmëri për mirënjohje pasi që dikush jep nga ato që Allahu i ka dhënë; kuptohet nga fraza “japin (junfiquna)” se ata japin për nevoja, jo për shpenzime të tjera dhe ato që ata japin nuk janë pak por mjaftueshëm për të përmbushur një nevojë; këto janë vetitë e vërteta të infakut. Infaku, i cili ka të gjitha këto cilësi, ka një zinxhir (hierarki) në vetvete për sa i përket kohës dhe kushteve të tij. Për shembull, ekzistojnë infake farze, vaxhibe dhe mandube; sipas këtij klasifikimi, i pari në listën farz të infakut është zekati. Kujdesi i njeriut për veten dhe shpenzimet e tij për familjen e tij është infak që është farz i shkallës së dytë. Shkalla e tretë prej farzeve  është shpenzimi për xhihad (përpjekje për Islam). Të gjitha llojet e sadakave përfshihen në pjesën mandub (të këndshme dhe të dëshiruar) të infakut. (Qurtubi I / 179)

Ka rreth dyqind ajete në Kuran që flasin për llojet e infakut, i cili është një tregues i qartë i transferimit material, lëvizshmërisë së pasurisë, përhapjesë së pasurisë, shpërndarjes së të ardhurave, transferimi i parave nga ata që kanë për ata që nuk kanë, me pak fjalë për dimensionet e drejtësisë shoqërore; nuk ekziston asnjë lloj mekruh ose haram i infakut sepse ky term është absolutisht pozitiv. Shpenzimet mekruh ose haram nuk quhen infak por shpenzime (teprime), ekstravagancë, etj.

Thuhet gjithashtu se infaku përfshin vetëm shpenzimin në formën e tabarru (tatawwu-në formë vullnetare) dhe se nuk përfshin zekatin. Por pikëpamja e parë është më e përshtatshme. (Razi 2/3)

Nga ana tjetër, I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) shpjegon hierarkinë e infakut në një hadith: Dikush shkoi te Pejgamberi a.s  dhe e pyeti: “Unë kam një dinar. Çfarë duhet të bëj me të? ” Ai tha: “Shpenzo atë për veten tuaj.” Ai pyeti: “Po sikur të kem dy dinarë?” Ai tha: “Shpenzoj për familjen tuaj.” Ai pyeti: “Po sikur të kem tre dinarë?” Ai tha, “Shpenzoj për shërbëtorët tuaj (punonjësit)”. Ai pyeti: “Po sikur të kem katër dinarë?” Ai tha, “Shpenzoj për prindërit tuaj.” Ai pyeti: “Po sikur të kem pesë dinarë?” Ai tha, “Shpenzoj për të afërmit tuaj”. Ai pyeti: “Po sikur të kem gjashtë dinarë?” Ai tha: “Shpenzoj në rrugën e Allahut.” Ajeti 215 i sures el-Bekare përmend një urdhër më të qartë për këtë hierarki: “Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di”. Një hadith tjetër jep një urdhër të ndryshëm për këtë klasifikim duke u bazuar në kushte të ndryshme: “Paratë më të mira që një person shpenzon janë paratë për familjen e tij, për transportin (mount- kali që mund të përdoret për kalërim) e tij në rrugën e Allahut dhe për miqtë e tij në rrugën të Allahut ”.  Në një hadith tjetër thuhet : “Midis një dinari që e shpenzoni në rrugën e Allahut (xhihad), një dinar i jepni një personi të varfër për sadaka dhe një dinar që e shpenzoni për familjen tuaj, ai që shpenzoni për familjen tuaj ka më së shumti sevape- shpërblim”. (Qurtubi I / 179)

Të gjitha llojet e infakeve këshillohen dhe inkurajohen në hadithet e të Dërguarit të Allahut me theksim të veçantë. Ai shprehet se të gjithë duhet të shpëtojnë veten e tyre duke dhënë qoftë edhe një gjysmë hurme, se sadakaja do të përmirësoj mirëmbajtjen, jetëgjatësinë dhe pasurinë, që ajo ndalon zemërimin e Allahut, të sigurojë fitoren dhe të bekojë pasurinë e dikujt. Për më tepër, Allahu deklaron se çdo gjë që jipet si infak do të zëvendësohet nga Allahu. (34/39) I Dërguari i Allahut (s.a.v.) gjithashtu deklaron se mirëmbajtja e një personi që nuk jep infak do të ulet, se bujaria është e etikës ndaj Allahut, se mbështetja e të varfërve do të parandalojë vdekjen e keqe dhe se sadakaja parandalon fatkeqësitë si goditjet e rrufeve. Për ta përmbledhur, infaku konsiderohet si elementi i dytë themelor i Islamit, “ura” e tij dhe mjeti për rregullimin e botës.

Hadithet janë përkthyer nga anglishtja.

 

Burimi në gjuhën angleze: https://questionsonislam.com/question/money-person-spends-his-parents-ëife-children-brothers-and-sisters-regarded-infaq-charity