A lejohet mbajtja e parave për siguri në bankë pa kamate – interes?

2/5 - (20 votes)

Lejohet mbajtja e parave në bankë pa kamatë. Nëse interesi i shtohet këtyre parave pa vullnetin tuaj, mund t’ia jepni një të varfëri ose për bamirësi.

Sot muslimanët duhet të jenë shumë të ndjeshëm përballë interesit (kamatës) dhe transaksioneve me kamatë dhe nuk duhet të hapin as derën më të vogël në këtë drejtim. Sepse, tregu i blerjeve dhe marrëdhëniet tregtare janë bërë të tilla që e afrojnë personin të përfshihet në interes dhe të krijojë iluzionin se nuk mund të bëjë asgjë pa të. Përballë situatave të tilla, është bërë e pashmangshme për besimtarin që të veprojë me mençuri dhe vigjilencë që të mos dëmtohet jeta e tij si besimtarë.

Megjithatë, situata dhe parimet aktuale ekonomike i nxjerrin njerëzit dhe operatorët ekonomik përballë institucioneve të interesit në mënyrë indirekte. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për remitancat. Kur paratë e dërguara nga klienti ose debitori mbërrijnë me transfertë bankare, as klienti dhe as pronari nuk janë të ekspozuar në mënyra direkte ndaj ndonjë interesi.

Është mirë të mos lini para në bankë. Do të ishte më e përshtatshme hapja e një llogarie në një institucion financiar pa interes sesa në një bankë. Nëse nuk ka mundësi të tilla, lejohet mbajtja e parave në bankë pa kamatë.

Përkthyer nga:

https://sorularlaislamiyet.com/faizsiz-olarak-bankada-muhafaza-icin-para-bekletmede-bir-mahzur-var-mi

https://sorularlaislamiyet.com/parayi-faizsiz-bankada-bekletmek-caiz-mi-0

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.