A lejohet blerja e automjetit ose shtëpisë me kredi nga bankat? A është haram?

5/5 - (1 vote)

Nëse e merrni kredinë përmes institucioneve financiare pa kamatë, është e lejueshme, sepse transaksionet e tyre janë si shitje me këste. Mirëpo, nuk lejohet marrja e kredive për banesa apo makina nga bankat që punojnë me sistemin e interesit (kamatës), edhe nëse kanë përqindje të vogël interesi. Pra, pavarësisht nga shuma, është një transaksion me interes dhe kjo është haram në fenë tonë.

Sot ka nga ata që thonë se lejohet kur të bëhet fjalë për nevoja bazike si shtëpia ose makina dhe arsyetohen më tutje se interesi i kredisë nën normën e inflacionit është e lejueshme. Por kjo pikëpamje nuk vlen. Sepse shtëpia apo vetura nuk është domosdoshmëri aq sa e bën haramin hallall. Në fakt, shumë njerëz vazhdojnë jetën e tyre pa këto. Së dyti, edhe pse norma e interesit të kredisë që kemi marrë është nën normën e inflacionit, kjo është në momentin që marrim kredinë. Megjithatë, ne nuk mund të dimë se si do të zhvillohet inflacioni gjatë procesit të shlyerjes. Nga ana tjetër, pavarësisht nga norma e interesit të kredisë, transaksioni për të cilin kemi rënë dakord është një transaksion direkt me interes. Prandaj, asnjë mënyrë ku ka kamatë nuk është e lejueshme.

Kamata është një nga shtatë mëkatet e mëdha shkatërruese. Në Kuran thuhet se ata që hanë kamatë do të ringjallen sikur i ka goditur shejtani dhe nëse nuk heqin dorë nga kamata do të hyjnë në Xhehenem. I Dërguari i Allahut (a.s) e mallkoi atë që ha kamatë, atë që e paguan atë, dëshmitarët në kontratën e kamatës dhe atë që shkruan transaksionin e kamatës dhe ka thënë se të gjithë janë të barabartë në haram.

Perkthyer nga: http://hikmet.net/bankalardan-konut-kredisi-almak-uygun-mudur/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.