A lejohet blerja dhe shitja e aksioneve (shares)?

Aksionet mund të ndahen, sipas fushës së veprimtarisë dhe punës së përfshirë, në tri kategori:

  1. Aksionet e bazuara në punë të lejueshme, të tilla si kompanitë që merren me transport, prodhim veshjesh, mjete, pajisje për zyre, mobilje, pajisje mjekësore, prona të patundshme, e kështu me radhë, dhe që nuk angazhohen në ndonjë veprimtari apo transaksion haram, siç është mashtrimi , ose huadhënia apo huamarrja në bazë të kamatës(riba); pra ata ndjekin vendimet islame në të gjitha transaksionet dhe veprimet e tyre. Këto lloje të kompanive quhen kompani “të lejueshme” ose “të pastra”, dhe lejohet blerja dhe shitja e aksioneve në to.
  2. Aksionet e bazuara në lloje të ndaluara të punës, të tilla si kompanitë që merren me turizmin, hotelet që promovojnë dhe ndihmojnë veprimtarin amorale, fabrikat e birrës, bankat me bazë kamate(riba), kompanitë e sigurimeve tregtare, kompanitë që shtypin dhe shpërndajnë revista të pahijshme, etj. Nuk lejohet blerja e aksioneve ose investimi në këtë lloj kompanie, dhe nuk lejohet reklamimi i tyre ose promovimi i tyre. Në lidhje me këto dy lloje të kompanive, nuk ka konfuzion në lidhje me vendimin dhe çështja është mjaft e qartë.
  3. Kompanitë, fusha e punës e të cilave është në thelb e lejueshme, por ato angazhohen në disa veprimtari ose transaksione haram, siç janë kompanitë e transportit-për shembull-që kanë llogari me interes në bankë, ose ato financohen me anë të huave me bazë kamate nga bankat ose nga njerëzit në formën e aksioneve. Këto lloje të kompanive quhen kompani “të përziera”. Dijetarët bashkëkohorë kishin mosmarrëveshje lidhur me vendimin mbi ta, por pikëpamja më e saktë është se është haram të blesh aksione në to, të investosh në to ose t’i promovosh ato. Kjo ndodh sepse aksionari është ortak në kompani bazuar në numrin e aksioneve që ai mban, kështu që ai është partner në çdo transaksion në të cilin hyn kompania, të tilla si kamata ose transaksione të tjera haram. Lidhur me ndalimin e promovimit të këtyre kompanive, kjo është për shkak të asaj që përfshin bashkëpunimi në mëkat dhe shkelje, duke ndihmuar në përhapjen e haramit dhe duke bërë që njerëzit të bien në të. Allahu, i Lartësuar qoftë, thotë (interpretimi i kuptimit):

Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! [el-Maide, 5: 2]

https://islamqa.info/en/answers/112445/ruling-on-buying-and-selling-shares

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.