A lajmeroi Zoti dhe Profetet te tjere per te Derguarin e fundit s.a.s.?

I Dërguari i Allahut është një profet. Por është një profet, ardhja e të cilit është lajmëruar si sihariq nga kulla e profetësisë së të gjithë profetëve të ardhur para tij. Allahu na tregon kështu në Kur’an për fjalën që ka marrë nga të gjithë profetët se do t’i besojnë e do ta ndihmojnë këtë profetin e lajmëruar prej tyre: “Kujtoni kur Allahu mori zotimin e pejgamberëve: “Meqë ju dhashë libër e urtësi, ju pa tjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas jush e që vërteton çka keni me vete. A e pranuat, a e morët përsipër këtë detyrë të madhe?” “Po, -thanë ata.- E pranuam!” Atëherë Allahu tha: “Dëshmoni, pra, edhe Unë po dëshmoj bashkë me ju!” (Kur’ani, Al-i Imran: 81).

Ja, pra, edhe profetët jetuan duke i ndenjur besnikë fjalës së dhënë Zotit dhe, në të gjitha veprimet, u përpoqën të mbanin atë orientim. Dhe, kur Profeti u ngjit në Miraxh, ata u falën pas tij shpirtërisht.(4) Po, me Hz. Ibrahimin, Hz. Nuhun, Hz. Musanë e Hz. Isanë në krye, pothuaj të gjithë profetët deshën të bëheshin muezinët e tij. Hz. Mesihu, në ungjill, duke thënë “Unë po shkoj që të vijë i zoti i kohës” (Ungjilli i Shën Joanit: 16/8), e vinte atë profet të lartë në qendrën e vëmendjes së njerëzimit. Po, kur ai qe ngjitur në qiell, fundet e qiejve qenë mbushur me xhevahirë, yjet i qenë shtruar nën këmbë si gurë kalldrëmi dhe, kur i qe afruar horizontit të diellit, ky pat rënë në sevda për t’iu bërë përkrenare atij. Të gjithë këta i rrinin përreth profetësisë së tij ashtu si fluturat rreth dritës…