A është lejuar shitblerja e bitcoin’it dhe kriptomonedhave në Islam?

5/5 - (1 vote)

Ende nuk dihet burimi i këtyre monedhave dhe cështja është e rrethuar nga shumë mistere, probleme, frika dhe rreziqe.

Prandaj, shumë dijetarë Islam nuk këshillojnë investimin në të derisa natyra e saj e vërtetë të bëhet e dukshme. Në këto rrethana, faktet e çështjes nuk janë të qarta, kështu që nuk është e mundur të nxirren konkluzione në lidhje me të.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes së plotë të mallit).” Tirmidhi, Muslim

Në këtë pikë, kriteret e rëndësishme janë nëse mjeti i këmbimit përmban pasiguri të madhe (garar) në thelb, pra në formën e prodhimit, në fazat e lëshimit dhe në natyrën e personave përfaqësues, nëse monedha përdoret si mjet mashtrimi (tagrir) dhe nëse është i favorshëm për pasurimin e padrejtë të një segmenti të caktuar të njerëzve.

Është e nevojshme të vlerësohet mundësia e përdorimit të secilës prej kriptomonedhave dixhitale në përputhje me parimet e përgjithshme të mësipërme.

 

Të kemi frikë Allahun xh.sh. dhe të përmbahemi nga mjetet e ndaluara për të fituar jetesën. Ajo që është tek Allahu nuk mund të arrihet veçse duke iu bindur Atij, dhe ajo që është haram e ndal bereqetin (begatinë) dhe sjell pasoja të këqija. E lusim Allahun të na ruajë.

Dhe Allahu e di më së miri.

 

 

Bitcoin adıyla git gide yayılmaya başlayan sanal para birimi helal midir? | Sorularla İslamiyet (sorularlaislamiyet.com)

What is the ruling on buying and selling bitcoin? – Islam Question & Answer (islamqa.info)

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.