A është kamata (interesi) i dhënë nga bankat i njëjtë me interesin e cekur në Kuran? Fajdeja, Ribaja në Islam

5/5 - (3 votes)

Po, interesi i dhënë sot nga bankat është kamata e ndaluar nga Kurani dhe Islami.

Të gjitha kamatat, qofshin për tregti ose për shpenzime personale, janë të ndaluara.

Pejgamberi a.s. ka mallkuar ngrënësin e kamatës, paguesin, shkruesin dhe dy dëshmitarët për të, dhe ka thënë se të gjithë ata janë të barabartë në mëkat”. (Muslimi nga Xhabir ibn Abdullahi r.a.).

Funksioni i bankave është të japë dhe të marrë para me kamatë, prej nga është edhe fitimi i tyre. Puna kryesore e bankave është tregtia me anë të kamatës, e ata nuk mendojnë fare për prodhimtari, kultivim ose investim.
Të gjithë dijetarët myslimanë janë unanimë se përfitimet që marrin bankat, janë kamatë e ndaluar me Sheriat. Madje, janë mbajtur edhe shumë kongrese me juristë islamë, ku të gjithë janë deklaruar se përfitimet bankare janë kamatë e ndaluar.

Nuk ka gjë që ka ndaluar Allahu xh.sh. e të mos ketë alternativë tjetër nga të lejuarat.

Allahu di më se miri.

 

Referencat:

https://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=8104

https://sorularlaislamiyet.com/bankalarin-verdigi-faiz-kuranda-belirtilen-faizle-ayni-midir-faiz-alan-birisinin-yemegini-yemenin

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.