A është haram birra pa alkool? A lejohet përdorimi i birrës zero alkohol në Islam

Së pari disa argumente:

  • Birrat normale përmbajnë 5-7% alkool etilik. Prodhimi i birrës “pa alkool” bëhet duke zvogëluar përqindjen e alkoolit në birrë përmes vakumit. Përndryshe,  ky pakësim nuk e ul përqindjen e alkoolit në zero përqind dhe rrjedhimisht nuk quhet absolutisht jo alkoolik.
  • Pijet që shiten nën emrin “Birra Jo Alkoolike” përmbajnë deri në 0,5% alkool. Një musliman duhet të qëndrojë larg kësaj birre përballë kriterit “Shumica e substancave dehëse janë gjithashtu haram”

Pra, për korrektësi, kemi të bëjmë me birrë me alkool të ulët dhe jo birrë jo alkoolike. Në fenë tonë, edhe një sasi e vogël e substancave dehëse është gjithashtu haram. Kur shohim kompanitë që prodhojnë këtë pije, mund të kuptojmë se nuk e kanë sensin e hallall-haramit në prodhimin e kësaj pijeje.

Edhe vet kompanitë e mëdha të birrave sqarojnë se qëllimi i prodhimeve të tilla është për të siguruar një zgjedhje për konsumatorët jo-myslimanë që të shijojnë shijen e birrës, por jo domosdoshmërisht efektet e alkoolit! Veçanërisht ata që pinë birrë e kërkojnë konsumin mesatar të alkoolit si pjesë e një jetese të ekuilibruar. Gjithashtu, në shumë shtete kompanitë edhe obligohen t’i vendosin këto produkte vetëm në zonën jo-hallall të supermarketeve që tregon se produkti është rreptësisht vetëm për jomyslimanët, të moshës 21 vjeç e lartë.

“Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram” Pejgamberi s.a.v.s

Kjo ka ardhur si sqarim i hadithit tjetër të Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: “Nëse ju deh shumica, edhe pakica është e ndaluar”. El-Ferek është e barabartë, sipas gjuhëtarëve, me tre “sa’a” që janë mjete matëse tek arabët, e që një “sa’a” është e barabartë përafërsisht me 3.1 litër, e kjo do të thotë se një “Ferek” është e barabartë me 9.3 litra.

Çka donë të thotë hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. është se, kush konsumon sasi të pijeve sa një Ferek (9.3 litra) dhe dehet është e ndaluar nga kjo pije qoftë edhe mbushja e dorës.

Le të kthehemi te birra pa alkohol. Nëse e mbushim këtë enë me birrë pa alkohol dhe e llogarisim përqindjen e alkoholit që gjendet në te ne minimum 0.004%, do të rezultojë se kemi përfituar në 9.3 litra 37 gram alkohol te pastër. E këtu shtrohet pyetja se kjo sasi a është e mjaftuar për ta dehur njeriun apo jo?

Në Francë përqindja e alkoholit në gjakun e njeriut 0.8% është e mjaftueshme për ta llogaritur një vozitës si të dehur dhe me këtë rast duhet gjobitur dhe marrë leja e vozitjes. Ndërsa në Amerikë kjo përqindje është vetëm 0.3% për një litër gjak. Për 0.8% alkohol për një litër gjak, njeriu duhet konsumuar vetëm 6 gram alkohol për tu quajtur i dehur. Sipas enës me 9.3 litra nga birra pa alkohol e që do të thotë se kemi për afërsisht 37 gram alkohol të pastër (dhe më së paku kaq), do të kuptojmë se kjo sasi është dehëse prandaj siç erdhi në hadithin e lartpërmendur “Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram”, pra edhe 0.004% është haram dhe për këtë nuk mbetet as edhe dyshimi më i vogël rreth kësaj çështje bazuar në thënien dhe perceptimet e Pejgamberit s.a.v.s.

“Por edhe uthulla e buka ka sasi të alkoholit”

Procesi i krijimit të uthullës kërkon fermentimin në një ambient plot oksigjen, që është e kundërta e fermentimit alkoolik, që kërkon një ambient pa praninë e oksigjenit. Alkooli në këto lëngje oksidohet në acid acetik. Uthulla përmban 4 për qind ose më shumë acid acetik. Ngjyra dhe shija e saj ndryshojnë në varësi të bazës së saj. Procesi i shndërrimit të alkoolit në uthull në arabisht quhet al istihale, duke ndryshuar vetitë e një lëngu (duke ndryshuar kështu strukturën e përmbajtjes kimike në tërësi). Pra, as uthulla as buka dhe ushqimet tjera nuk kanë të bëjnë me alkoholin që është i ndaluar për besimtarët.

 

Referencat:

Alkolsüz biranın dinî hükmü nedir?

https://www.foodnavigator-asia.com/Article/2019/07/29/Zero-halal-Heineken-clarifies-its-zero-alcohol-beer-is-for-non-Muslims-only

https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=2654

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.