A është e mundur poligamia në këtë epokë? A mund ta imitojnë burrat Profetin (a.s) në lidhje me këtë çështje?

Është e nevojshme të se poligamia (martesa me shume gra) e Profetit (a.s) duhet veshtruar duke marrë parasysh kushtet e epokës që jetoi. Përveç kësaj, Profeti (a.s) u martua në moshën njëzet e pesë vjeç me një grua që ishte 40 vjeç dhe jetoi me të për shumë vite. Ai nuk u martua me askënd tjetër derisa vdiq gruaja e tij e parë Khadija.

Kjo martesë e të Dërguarit të Allahut (a.s.) zgjati për 25 vjet. Të gjithë fëmijët e tij, përveç Ibrahimit, kanë lindur nga kjo grua. Kur ajo vdiq, i Dërguari i Allahut (a.s.) ishte 50 vjeç. Domethënë, Profeti (a.s) kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij martesore, rininë dhe vitet e pjekurisë vetëm me këtë grua, e cila ishte 15 vjet më e madhe se ai.

Poligamia e Profetit (a.s) ndodhi pas moshës 50 vjeç dhe të gjitha ato bazohen në arsye të caktuara.

Nëse burrat që jetojnë në këtë epokë duan të imitojnë Profetin (a.s) në lidhje me martesën, ata nuk duhet të harrojnë martesën e tij të parë.

Burimi