A e njeh njerezimi te Profetin e Zotit a.s.?

Jo! Po qe se njerëzimi do ta kishte njohur, do të bëhej mexhnun, i pasionuar për të dhe do të vihej udhëve për ta kërkuar; pastaj, kur t’ia mbështillte shpirtin kujtimi i bukurisë së tij, do t’i mbusheshin sytë me lot, do t’i mbusheshin dhe do të dridhej nga padurimi për të hyrë në mjedisin e tij të dëlirë, në botën e profetësisë, në klimën e tij të pastër, do t’i dilte për-ballë erës për t’i dhënë jetë hirit të zemrës së djegur me zjarrin e ashkut për të dhe vazhdimisht ashtu do të shtyhej përpara…