A duhet ta festojmë Halloween -in (Natën e shtrigave) sa për tu argëtuar?

5/5 - (2 votes)

Shkurtimisht, jo. Halloween nuk duhet të festohet nga ana e muslimanëve.

31 tetori, i njohur si Halloween ose si nata e shtrigave, festohet në të gjithë botën, e vacanerisht në atë të krishterë. Disa tregime historike që tregojnë largësinë e kësaj feste nga kultura jonë Islame dhe kombetare janë si në vijim (lexo gjithashtu Halloween – Wikipedia):

  • Rrënjët e Halloween-it kthehen në periudhën pagane dhe më vonë në praktikat e para të krishtera. Halloween, që përfaqëson fundin e kohës së korrjes dhe fillimin e dimrit, është një ditë e veçantë që ka marrë një kuptim krejtësisht tjetër me ndikimin e krishterimit.
  • Halloween do të thotë “Mbrëmja e të gjithë Shenjtorëve” (All Hallows’ Eve).
  • Keltët festonin fundin e festës së të korrave, të krishterët, të cilët u shfaqën në skenën e historisë shekuj më vonë, filluan ta festojnë këtë ditë për të përkujtuar të gjithë shenjtorët dhe martirët që humbën jetën në emër të fesë.
  • Në shekullin e 12-të, kjo praktikë ndryshoi. Njerëz të veshur me të zeza, të cilët dolën në sheshet e qytetit më 31 tetor, vajtonin dhe u binin këmbanave, duke u bërë thirrje të krishterëve të luten për shpirtrat e të vdekurve. Festimet e sotme të kostumeve të Halloween-it bazohen në këtë ritual.
  • Në atë kohë, eventet nuk kufizoheshin vetëm në kostume, po piqeshin dhe shpërndaheshin për të gjithë “Soul Cakes” speciale për 31 tetorin. Mendohet se kjo praktikë ishte pioniere e traditës së fëmijëve që shkojnë derë më derë duke kërkuar karamele.
  • Për shkak se kjo ditë përkon me fundin e vitit të keltëve të cilët besonin se kjo është dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e kaluar kthehen për të zëvendësuar  trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur ata.
  • Gjithashtu sipas versioneve të ndryshme, në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecnin mes të gjallëve. Kështu fshatarët sillnin ushqime dhe ëmbëlsira për të qetësuar shpirtin e tyre.

Sipas këtyre informacioneve, origjina e Halloween-it ishte në paganizëm dhe prej andej kaloi në krishterim. Ajo bazohet në një besim dhe traditë të huaj sipas Islamit. Prandaj, nuk lejohet të përgëzohet apo të festohet.

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.